Dorëzohet pala ruse, shfaqet në Bjellorusi për negociata, reagon Zelenski: Jo bisedime në një shtet agresor

Tashmë në Bjellorusi ka arritur delegacioni rus i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Mbrojtjes dhe departamenteve të tjera – përfshirë administratën presidenciale, raporton Gazeta Express. Por, veprimit të Moskës i është kundërpërgjigjur presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy duke kundërshtuar pretendimin rus se është gati për bisedime në Bjellorusi.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy i është kundërpërgjigjur pretendimeve të bëra nga delegacioni rus se është “gati për bisedime” me Ukrainën. Zelenskiy mëngjesin e sotëm tha se ai mbetet i hapur për bisedime në vendet e tjera që nuk po tregojnë agresion ndaj Ukrainës.
Presidenti ukrainas shtoi se bisedimet në Minsk të Bjellorusisë mund të ishin të mundshme nëse Rusia nuk do të kishte sulmuar Ukrainën nga territori bjellorus.








