Ky është shteti që dëshiron të ndërmjetësojë bisedimet Ukrainë-Rusi, nuk do ua marrë mendja

Vatikani është shprehur i gatshëm “t’i lehtësojë” bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë për t’i dhënë fund luftës, tha të hënën Sekretari i Shtetit, Kardinali Pietro Parolin, raporton CNN.
Parolin, i cili është zyrtari numër një i Vatikanit pas Papa Françeskut, i tha gazetës italiane Corriere della Sera se beson se “ka ende dhe gjithmonë vend për negociata. Asnjëherë nuk është vonë”.








