Active 2
02KOSOVËLAJME

Në nderim të grevës së minatorëve të Trepçës hapet ekspozita “Ngujimi”

Në përkujtim të grevës të minatorëve të Trepçës, në Muzeun e Kristaleve në Trepçë me iniciativë të profesorit e piktorit mitrovicas, Skender Idrizi, u hap ekspozita “Ngujimi”, shkruan Mitropol.

Ekspoziya u hap në mënyrë simbolike ta kujtuar dhe nderuar sakrificën e minatorëve të cilët për tetë ditë qëndruan të ngujuar në zgafellat e minierës.

Active

Greva historike e minatorëve të “Trepçës” e vitit 1989 ishte shndërruar në rezistencë gjithëpopullore demokratike e paqësore, kundër presioneve të Serbisë për ta ripushtuar Kosovën.

Ekspozita mblodhi piktorë të mirënjohur nga të gjitha trevat shqiptare të cilët me shumë respekt e dashuri prezantuan pikturat e tyre të veçanta kushtuar grevës së minatorëve.

Ekspozita “Ngujimi” ndërlidhet me vetë grevën e minatorëve e cila do të jetë e hapur deri të premtën në orën 16:00, andaj i ftojmë të gjithë artdashësit ta vizitojnë këtë ekspozitë kaq të pasur e të vecantë, e cila është e vendosur në hapsirat e Muzeut të Kristaleve një vend mjaft atraktiv dhe mbresëlënës.

Premium Store