Aquapark 1
LAJMESHQIPËRI

Nis konferenca e jashtëzakonshme e NATO-s karshi Rusisë, aty edhe Shqipëria

Ka filluar konferenca e jashtëzakonshme e ministrave të jashtëm të vendeve të NATO-së lidhur me pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

Në konferencë po merr pjesë edhe Ministrja e Shqipërisë, Olta Xhaçka.

Aquapark 2

Xhaçka është takuar me sekretarin amerikan Antony Blinken, sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe Komandantin e Komandës Supreme të Forcave aleate për Evropën, gjeneral Tod Walters.

Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve aleate pritet të diskutojnë mbi pasojat e agresionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës duke konfirmuar se vendet e NATO-s vijojnë të reagojnë plotësisht të bashkuar dhe në unison ndaj krizës më të madhe të sigurisë në Evropë që prej dekadash.

Dukato 1