Shkolla e Muzikës që u rrënua sot ishte ndër shkollat më të vjetra të Mitrovicës, ishte shkollë fetare e BIK-ut

Sot Komuna e Mitrovicës kreu rrënimin e ish-objektit të Shkollës së Muzikës “Tefta Tashko”, objekt ky që ishte konak për një prej shkollave më të vjetra në Mitrovicë, shkruan Mitropol.
Para se të ishte shkollë e muzikës, ky objekt shërbente si shkollë fetare pasi ishte pronë e Bashkësisë Islame të Kosovës.
Për rrëzimin e objektit të vjetër të shkollës nga Komuna e Mitrovicës nuk pati reagime as nga aktivistët e shoqërisë civile, as nga institucionet e kulturës në vend, ani pse u shkatërrua një objekt i kujtesës kolektive.
Ky objekt me një madhësi prej 232 m2, i shtrirë në një parcelë me madhësi prej 82 ari, nga viti 1970 ka shërbyer si shkollë muzike, ndërsa para saj ka shërbyer si shkollë fetare, ku Këshilli i Bashkësisë Islame në Mitrovicë deri para seancës së Kuvendit Komunal të vitit të kaluar sa kryetar ishte Bahtiri, kërkonte rikthimin e pronës së saj e cila ishte nacionalizuuar nga Komuna në vitin 1975.
Në atë seancë një pjesë e kësaj parcele ishte paraparë të kompenzohet me një pronë në rrugën “Ali Zeneli”, mirëpo ky propozim ishte tërhequr nga rendi i ditës pak para nisjes së seancës.

Madje Bahtiri kishte premtuar se aty do bëhej treg, por tani duke se kjo parcelë do i shërbejë firmave ndërtimore për objekt banesor, pasi Komuna nuk e sqaroi arsyen e rrënimit të këtij objekti të vjetër.
Kujtojmë se në këtë objekt morrën hapat e parë në muzikë shumë muzicientë të njohur sot dhe kanë ligjëruar shumë profesorë të njohur me në krye të ndjerin Fahri Beqiri e Lirije Halili Koshi./Mitropol/








