Aurora Group
02KOSOVËLAJME

Rakiq dhe Srpska e bojkotojnë Von Cramonin, s’e presin në veri (VIDEO)

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka vizituar të premten Mitrovicën.

Megjithatë me përfaqësuesit serbë nuk u takua, pasi si kryetari i Mitrovicës Veriore ashtu edhe serbët që kanë pozita në qeveri refuzuan ta bëjnë një gjë të tillë.

Medi

Por, Von Cramon nga jugu siguroi që gjendja në veri është e qetë.

Politikanja gjermane gjithashtu tha se është duke u punuar për ta gjetur një zgjidhje në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë, më 3 prill, edhe në Kosovë.

Kur u pyet për liberalizimin e vizave, ajo tha se pret që kjo të ndodhë shpejt, pasi siç deklaroi, BE-ja është duke u vonuar që katër vjet për këtë vendim në lidhje me kosovarët.

 

 

Active 1