Medi
02KOSOVËLAJME

Më 8 mars në Mitrovicë marshohet për gratë e vrara në Kosovë

8 marsi në Mitrovicë do shënohet ndryshe. Qytetarët do mblidhen për të marshuar për gratë e vrara në Kosovë, shkruan Mitropol.

Eventi është organizuar nga MWAHR – Mitrovica Women Association for Human Rights, ndërsa marshi do zë vend nga Sheshi “Isa Boletini”, vazhdon deri tek Sheshi “Adem Jashari”, dhe përgjatë rrugës “Shemsi Ahmeti” vazhdon kthesën deri tek Gjykata Themelore në Mitrovicë.

Medi

Njoftimi i plotë:

Sivjet marshojmë dhe e ngrisim zanin për gratë e vrara në Kosovë!

8 Marsi e gjenë Mitrovicën duke marshu e u angazhu për drejtësi kundër femicidit. Vazhdojmë me e shpreh revoltën tonë kundrejt dhunës sistematike ngaj grave e vajzave në institucionet patriarkale publike dhe private. Institucionet femincidin e njohin vetëm përmes shifrave, kur në fakt secila vrasje është një jetë njeriu e shuar, dhe humbje e luftës kundër vrasjeve në bazë gjinore.

Bashkohuni në luftën e përbashkët për çlirim, barazi gjinore e drejtësi shoqërore, dhe në solidaritet gjinor, racor, klasor e ndër-shtetëror.

Këtë vit marshi në Mitrovicë do të filloj nga Sheshi “Isa Boletini” vazhdon deri tek Sheshi “Adem Jashari”, dhe përgjatë rrugës “Shemsi Ahmeti” vazhdojmë kthesën deri tek Gjykata Themelore në Mitrovicë.

Active