Aurora Group
KOSOVËLAJMESHNETA

Qeveria merr vendim që të ndajë shtesa edhe për punëtorët shëndetësorë

Qeveria e Kosovës ka ndarë paga shtesë për punëtorët shëndetësorë, raporton Gazeta Express.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, është vendosur që stafi mjekësor të ketë rritje page për tre muaj.

Aquapark 2

Paga shtesë do të jetë jo më pak se 60 euro dhe do të jepet për muajt gusht, shtator dhe tetor.

Njoftimi i Qeverisë:

“2.7 MILIONË EURO PËR STAFIN MJEKËSOR

Qeveria ndan 2,7 milionë euro për zbatimin e masës 4.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike. Me anë të këtij propozim-vendimi mbështetet stafi mjekësor në sektorin publik me pagë shtesë prej 10% të pagës së rregullt bruto, jo më pak se 60 euro, për muajt gusht, shtator dhe tetor të vitit 2021″.

Koha