“Ka një etje të njerëzve me deklaru që “Serbia do të mund të sulmojë në veri”, nëse keni informata, përgatiteni shtetin”

Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj ka komentuar zhvillimet e fundit që po ndodhin në Kosovë, ku politikanë të shumtë kanë paralajmëruar një sulm të mundshëm serb në Kosovë, pas pushtimit që ia bëri Rusia Ukrainës.
Zogaj përmes një shkrimi në Facebook tha se nëse dikush ka informacione se Serbia mund ta sulmojë veriun e Kosovës atëherë duhet që këto informacione të mbahen për vete, të përgatitet shteti dhe institucionet të mobilizohen heshturazi.








