Aurora Group
02LAJME

PDK- Mitrovicë organizon komente të detyrueshme në favor të Bedri Hamzës në sondazhin e Mitropol, ja fotoja

Gjatë natës së mbrëmshme portali MITROPOL, organizoi një sondazh me pyetjen se “Kush e fiton Mitrovicën” në zgjedhjet e 17 tetorit në Republikën e Kosovës.

Në këtë sondazh, reagimet dhe komentet e qytetarëve të Mitrovicës ishin të mëdha, të cilët shkruanin në koment emrin e kandidatit që besonin se do t’i fiton zgjedhjet lokale.

Medi

Në garën mes tre kandidatëve që ende po vazhdon në linkun: https://www.facebook.com/103539018144182/posts/363193628845385/

Kandidatët e VV-së dhe PDK-së, Agim Bahtiri dhe Bedri Hamza morrën më së shumti komente (vota) nga qytetarët mitrovicas.

Në një fotografi të siguruar shihet mobilizimi i strukturave të PDK-së për të komentuar emrin e kandidatit të tyre, Bedri Hamzës, për kryetar të komunës, në sondazhin e realizuar nga MITROPOL.

Për disa qytetarë, ky mobilizim u pa si një presion ndaj tyre, gjë që nuk duhet të ndodhë.

Mitropol, njofton qytetarët mitrovicas dhe opinionin e gjerë se sondazhi do të vazhdojë deri nesër në ora 19:00, teksa gazetarët tanë kanë verifikuar secilin profil që ka komentuar në postim, në mënyrë që të evitohen komentet nga përdoruesit “fake”.

Mitropol ju fton të merrni pjesë në sondazhin të cilin e gjeni në linkun në vijim: https://www.facebook.com/103539018144182/posts/363193628845385/

/Mitropol/

Weelnes