Aurora Group
02LAJME

Reagon Agim Bahtiri: Kot komentoni në sondazhe, unë dhe Albin Kurti e fitojmë Mitrovicën

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka reaguar përmes një postimi në facebook, kundër veprimit të degës së PDK-së në Mitrovicë për t’i shtyer qytetarët të komentojnë në sondazhe, shkruan Mitropol.

Mitropol mbrëmë postoi artikullin ku shihen strukturat e PDK-Mitrovicë duke u mobilizuar për të komentuar në sondazhin e Mitropol në favor të Bedri Hamzës.

Pellini

Bahtiri, përmes një postimi në facebook e ka thumbuar degën e PDK- Mitrovicë, duke thënë se kot e kanë dhe se ai do ta fitojë Mitrovicën.

“Më kot dega e PDK-së në Skenderaj – nëndega në Mitrovicë, i shtyn qytetarët të komentojnë me zor se kandidati tyre do ta fitojë garën. “, shkroi Bahtiri.

Postimi i plotë:

Mirëmengjes qytetarë të Mitrovicës, e rëndësishme është të jeni të lirë, edhe në atë se ku komentoni dhe pëlqeni.

Më kot dega e PDK-së në Skenderaj – nëndega në Mitrovicë, i shtyn qytetarët të komentojnë me zor se kandidati tyre do ta fitojë garën.

Kjo garë ka vetëm një fitues dhe një formulë, ku qëndrojmë bashkë unë dhe Albin Kurti nën petkun e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

AB

Active 1