Komuna e Skenderajt largon nga puna mësimdhënësen që ndodhej në pushim të lehonisë, zëvendësohet me ‘të njofshmen’ e Fadil Nurës

Kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit asambleisti i Kuvendit Komunal të Skenderajt, Hysni Mehani ka treguar se Komuna e Skenderajt ka trajtuar një mësimdhënëse që kishte lundur fëmijë në mënyrë çnjerëzore duke e larguar nga puna, ndonëse i ishte dhënë pushimi i lehonisë për 1 vit, por e njejta ishte larguar vetëm dy muaj pas dhenies së pushimit të lehonisë.
Veç largimit nga puna, pozita e saj është larguar edhe nga lista e pagave, edhe pse në vend të saj do duhej caktuar një mësimdhënës zëvendësues, shkruan Mitropol.
“E, përderisa e largon nga puna një mësimdhënëse- Nanë të mësimit klasor gjatë pushimit të lehonisë, e punëson po në mësim klasor familjarën e shefit të kabinetit të Fadil Nurës. Diçka më të shëmtuar se kaq, zor se mund të ketë!”, ka shkruar Mehani.
Postimi i plotë i Mehanit në Facebook:
Me 11.02.2022 iu dha vendimi për largimin nga puna.
Kjo është çnjerëzore dhe, këtu nuk vlejnë hiç vegzat që mund të gjendën në ligj për largimin e kësaj zonje nga puna. Edhe ashtu, në vend të kësaj mësimdhënëse duhej caktuar një mësimdhënës/e tjetër, pse të largohej nga lista e pagave tash?
Qeveria e Kosovës për gratë që nuk kanë punë e bëhen nëna në gjashtë muajt e parë pas lindjes ka paraparë mjete financiare në vlerën e rrogës minimale për t’iu dalur në ndihmë, komuna e Skënderajt edhe ato pak gra që janë në punë i largon nga puna dhe atë gjatë pushimit të lehonisë. Diçka më të shëmtuar se kaq, zor se mund të ketë!
E, përderisa e largon nga puna një mësimdhënëse- Nanë të mësimit klasor gjatë pushimit të lehonisë, e punëson po në mësim klasor familjarën e shefit të kabinetit të Fadil Nurës. Diçka më të shëmtuar se kaq, zor se mund të ketë!
Në një shtet normal, siç do të thoshte Ganja, kësaj mësimdhënëse-Nanë, do t’i thuhej të mos shqetësohet dhe se Drejtoria Komunale për Arsim do ta mbështeste me gjithçka.
Por, nën qeverisjen e partisë së Ganës (PDK) Drejtoria Komunale për Arsim orkestron largimin nga puna. Diçka më të shëmtuar se kaq, zor se mund të ketë!
Dhe këto veprime të shëmtuar duhet ndalur menjëherë.







