
Shumë deputetë në Kuvendin e Kosovës kanë përdorur gjuhë kundër martesave mes gjinive të njejta në seancën ku po diskutohet për Kodin Civil, shkruan Mitropol.
Pjesë e këtyre deputetëve ishin edhe deputetë të pushtetit, përkundër që Kurti u shpreh shumë haptas se i mbështeste martesat e seksit të njëjtë.
Mes deputetëve të VV-së që i dolën kundër z. Kurti deri tash janë: Labinotë Demi Murtezi, Eman Rrahmani, Jahja Koka, Burim Karameta, Gramoz Agusholli dhe Visar Korenica./Mitropol/








