Medi
02KOSOVËLAJMELAJMI YT

Aksident i rëndë trafiku mes auto-ambulancës dhe traktorit në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë

Një aksident i rëndë trafiku mes një auto-ambulance dhe një traktori ka ndodhur sot rreth orës 05:00 të mëngjesit në rrugën magjistrale Prishtinë-Mitrovicë, njofton Mitropol.

Lexues të Mitropol kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes ku janë ndeshur mes vete këto dy mjete udhëtimi.

Medi

Sipas tyre, nuk dihet nëse ka të lënduar nga aksidenti, mirëpo siç shihet edhe në fotografi goditja ishte e rëndë pasi vetura e ambulancës ndodhej në shpejtësi kur goditi traktorin që po bartte thasë të ngarkuara nga pas.

 

Ngjarja ka ndodhur më saktësisht pranë mobilerisë Bini, rrugës për në Mitrovicë ndërsa në vendin e ngjarjes kishin dalur edhe ekipe nga Policia e Kosovës.

 

Mitropol ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës dhe do ju mbajë të informuar për rastin.

Weelnes