Adriana Hodzic e demanton Rakicin: Serbët në Komunën e Mitrovicës Veriore s’e bojktojnë punën

Komuna e Mitrovicës Veriore e ka demantuar kreun e Listës Serbe, Goran Rakiq, i cili tha se të gjithë të punësuarit në instucionet e Kosovës në Veri do të pezullojnë punën, derisa sa të kthehet në punë kryetarja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq. Ajo u suspendua pasi mori pjesë në takim me Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Nënkryetarja e Komunës së Mitrovicës Veriore, Adriana Hoxhiq, ka thënë se komuna është e hapur dhe se nuk është ndalur puna.







