Premium Store
02KOSOVËLAJME

Edhe Faton Peci në përkrahje të Agim Bahtirit për Kryetar të Mitrovicës

 

Gjatë ditës së sotme Mitropol, raportoi që deputeti i VV-së të cilit iu lakohej emri për kandidat të mundshëm për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Armend Muja, do ta përkrahë Agim Bahtirin për kryetar të Mitrovicës.

Premium Store

Teksa përveç Mujës, është edhe Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, po e mbështet Bahtirin për të parin e qytetit, shkruan Mitropol.

Ani pse dikur lakohej edhe emri i Pecit si kandidat i mundshëm për Mitrovicën nga Lista “Guxo”, duket se ato kanë mbetur vetëm spekulime.

Të tre bashkë sot kanë drekuar në njërin nga restaurantet e qytetit me ç’rast edhe është konfirmuar përkrahja për Bahtirin Kryetar.

Foton e ka postuar në facebook edhe Bahtiri ku i ka falënderuar Mujën dhe Pecin për përkrahje.

Postimi i plotë:

Së bashku me kryetarin e Qendrës së VV-së në Mitrovicë dhe nënkryetarin e komunës, Faruk Mujka, ishte kënaqësi të takohemi me miqt tanë, deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci dhe ish kandidatin për deputet Edmond Pruthi.

I falënderoj përzemërisht për mbështetjen e plotë të dhënë në garën për kryetar të komunës së Mitrovicës.

AB

Koha