Spahiu: “Del se në Parlamentin e Kosovës janë ateistë më shumë se gjysma e deputetëve”

Analisti mitrovicas Nexhmedin Spahiu thotë se nëse Parlamenti i Kosovës është përfaqësues i njëmendtë, atëherë në këtë parlament, e shumta do të kishim një deputet ateist e 119 besimtarë, sgkruan Mitropol.
Kjo sipas tij pasi sipas regjistrimit të fundit të popullsisë në Kosovë dolën 0.48% ateistë, 0.32% agnostikë dhe 99.20% besimtarë.
“Kur kihet parasysh që lënda e religjionit mësohet në shkolla publike në gjithë vendet evropiane pos Kosovës, Shqipërisë e Francës, atëherë del se në Parlamentin e Kosovës janë ateistë më shumë se gjysma e deputetëve”, shkroi Spahiu./Mitropol/








