Medi
KOSOVËLAJME

E dhimbshme: Ky është mjeku kosovar që vdiq në aksidentin e trafikut që bëri ambulanca në Gjakovë

 

Aksidenti i trafikut në mes të një veture dhe autoambulancës, i cili ndodh para disa ditësh në Gjakovë, ishte ngjarja e cili tronditi qytetarët.

Aurora Group

Për shkak të këtij aksidenti, mbeti i vdekur shoferi i autoambulancës, Pleurat Gjini, ndërkaq u raportua edhe për disa të lënduar rëndë.

Ndërkaq, sot ka ndërruar jetë edhe mjeku Mentor Salihi, i cili ishte në makinën e autoambulancës.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur miku i tij, Arbër Malota, përmes një postimi në Facebook.

“Mjeku që para disa ditësh, duke dashur ta shpëtojë jetën e tjetrit, u aksidentua dhe sot kaloi në amshim. Pas vdekjes së shoferit të autoambulancës së QMF-Gjakovë, vdes nê moshën tejet të re edhe mjeku Mentor Salihi”, ka shkruar ai.

 

Pellini