Medi
KOSOVËLAJME

EKSKLUZIVE: Një person sulmoi qytetarët dhe u therr në gjoks me thikë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë

Një person sapo ka marrë plagë në gjoks nga goditja me thikë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, njofton ekskluzivisht “Mitropol”.

Personi në fjalë në fillim u raportua se iu vërsul me thikën që kishte në dorë qytetarëve, gjersa burime të “Mitropol” brenda Policisë së Kosovës njoftojnë se i njejti ka marrë plagë në gjoks.

Dukato 1

Siç mëson “Mitropol”, pas vërsuljes ndaj tjerëve, personi në fjalë dyshohet se plagosi veten.

Siç njoftojnë burimet e “Mitropol”, në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe Njësia për Reagim të Shpejtë e Policisë së Kosovës si dhe ekipe nga emergjenca.

”Mitropol” do ju mbajë të informuar për rastin.

Koha