Premium Store
KOSOVËLAJME

Policia konfirmon raportimin ekskluziv të Mitropol: Një person therri veten me thikë në sheshin e Prishtinës

Mitropol raportoi sot ekskluzvisht nga burimet e veta brenda Policisë së Kosovës se një person therri veten me thikë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Këto burime thanë për “Mitropol” se i njejti fillimisht dyshohet se iu vërsul kalimtarëve të tjerë, por përfundoi duke plagosur veten në gjoks.

Weelnes

Këtë tashmë e ka konfirmuar edhe Daut Hoxhaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

“Më datë 11.07.2022. në ora 14:35, Policia e Kosovës ka pranuar informatën lidhur me prezencën e një personi me thikë në dorë te sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë. Menjëherë janë njoftuar dhe angazhuar njësitet relevante policore, të cilat kanë reaguar me shpejtësi në vendin e ngjarjes. Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se personi i dyshuar ka lënduar vetveten me një mjet të mprehtë (thikë). Është njoftuar ndihma e shpejtë, e cila po ashtu ka arritur në vendin e ngjarjes”, ka thënë Hoxhaj.

Viktima po trajtohet në QKUK./Mitropol/

Active 1