Dukato 2
KOSOVËLAJMESHQIPËRI

EKSKLUZIVE: Ky është personi që therri veten me thikë në shesh të Prishtinës, ishte arrestuar edhe më parë

Mitropol raportoi sot ekskluzvisht nga burimet e veta brenda Policisë së Kosovës se një person therri veten me thikë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Këtë e konfirmoi edhe Daut Hoxhaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Dukato 1

“Më datë 11.07.2022. në ora 14:35, Policia e Kosovës ka pranuar informatën lidhur me prezencën e një personi me thikë në dorë te sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë. Menjëherë janë njoftuar dhe angazhuar njësitet relevante policore, të cilat kanë reaguar me shpejtësi në vendin e ngjarjes. Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se personi i dyshuar ka lënduar vetveten me një mjet të mprehtë (thikë). Është njoftuar ndihma e shpejtë, e cila po ashtu ka arritur në vendin e ngjarjes”, tha sot Hoxhaj.

”Mitropol” ka arritur të siguroj ekskluzivisht edhe identitetin e personit në fjalë.

Ai është Marsel Hysa nga Tepelena e Shqipërisë.

”Mitropol” mëson se i njejti ishte arrestuar edhe më parë, pasi kishte tentuar të futej në Ambsadën Amerikane në Prishtinë për të kërkuar vizë amerikane.

Hysa po trajtohet në QKUK pas plagës që i shkaktoi vetes në gjoks./Mitropol/

Koha