Premium Store
KOSOVËLAJME

Dardan Krivaqa qan para Gjykatës: S’po thom që jom i pafajshëm, po s’di

S’po thom që jam i pafajshëm, po s’di”. Kështu ka deklaruar në Gjykatën Themelore të Ferizajt, Dardan Krivaqa, i akuzuar për vrasjen e 18-vjeçares nga Ferizaj, Marigona Osmanit.

I pyetur nga gjykata në lidhje me fajësinë apo pafajësinë, Krivaqa është mbrojtur në heshtje.

Weelnes

T7 ka raportuar se Krivaqa është parë duke qajtur në Gjykatë.

Në gjykimin ndaj Krivaqës e Sejdiut, janë parë edhe prindërit e Marigona Osmanit.

Salla e gjykatës është e mbushur me policë.

Ndryshe, para se të fillojë gjykimi ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, aktivistet e “Kolektivit Feminist” janë mbledhur para objektit të Gjykatës Themelore në Ferizaj, ku kanë zhvilluar një aksion.

Në objekt është vendosur edhe një mbishkrim “Ne nuk harrojmë!”.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Ferizaj në fund të muajit të kaluar ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve të cilët gjenden në paraburgim nga muaji gusht 2021.

Sipas aktakuzës së prokurorisë, me datë 22 Gusht 2021, të pandehurit Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, me dashje dhe në bashkëkryerje e privojnë nga jeta tani të ndjerën Marigona Osmani, me çka në bashkëkryerje kryejnë veprën penale “Vrasja e rëndë”.

Koha