Pellini
02LAJME

Çka po ndodhë me INTEREX-in në Mitrovicë, i mbushë raftet me produkte të skaduara

Dështimet e marketit INTEREX në Mitrovicë në ofrimin e produkteve cilësore nuk kanë të ndalur, shkruan Mitropol.

Kësaj radhe ky market po u shet konsumatorëve produkte me afat të skaduar.

Tripika

Nga fotografitë që një nga konsumatorët e ka realizuar pak më parë, fotografi këto që i dërgoi në redaksi të “Mitropol”, shihet se në raftet e marketit po shitet produkti “Kek zemre me sheqer glazurë” me afat të skaduar.

Në paketimin e produktit shihet se afati i tij ka skaduar dje më 14 korrik, mirëpo marketi vazhdon që të njejtin t’ua shes konsumatorëve nga Mitrovica.

Madje, ky produkt po shitet me çmim “Aksion”, nga 1,99€ në 1,69€.

Kjo nuk është hera e parë që “Mitropol” raporton për shqetësimet e konsumatorëve për artikujt e blerë në këtë market.

Koha