Aurora Group
02LAJME

Babai në Skenderaj rrah dy djemtë e tij me aftësi të kufizuara, dërgohen në QKUK

Çdo ditë në vendin tonë raportohen raste të konflikteve në familjet kosovare, të cilat shpesh herë përfundojnë me pasoja për personat e përfshirë në to. Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në Skenderaj.

Sinjali mëson se në shtëpinë e një familjeje në rrugën ‘Beqir Hajrizi’, babai dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy djemtë e tij me aftësi të kufizuara. Dy të rinjtë e moshave 20 dhe 17-vjeçare kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e rrahjes, e po ashtu është lënduar edhe babai i cili gjatë sulmit hasi në rezistencë nga djali i tij i madh. Si pasojë e lëndimeve, 54-vjeçari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

Dukato 1

Dy djemtë fillimisht janë dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj për të kërkuar ndihmë mjekësore, por për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore 17-vjeçari është transferuar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës e më pas në QKUK.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kontaktuar me personat e përfshirë në rast.

Me urdhër të prokurorit, ndaj babait është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’, ndërsa ndaj djalit 20-vjeçar që u përlesh me 58-vjeçarin është iniciuar rasti për veprën ‘Lëndim i rëndë trupor’.

Active