Medi
KOSOVËLAJME

Ky është mërgimtari që mbeti i vdekur si pasojë e aksidentit të rëndë në Podujevë

Mëngjesin e sotëm dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë në magjistralen Prishtinë – Podujevë, derisa të lënduar kanë mbetur edhe dy fëmijë.

Të vdekur nga ky aksident kanë mbetur dy mërgimtarë, çifti nga Malisheva, të cilët po vinin për pushimë në Kosovë, ndërsa fëmijët e tyre të lënduar ndodhen në emergjencën e Prishtinës.

Medi

Merret vesh se njëri nga viktimat e këtij aksidenti është 36-vjeçari Shemsedin Sopaj nga fshati Janqistë i Komunës së Malishevës.


Në lidhje me këtë rast kryetari o Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, bëri të ditur se është në dijeni për rastin, mirëpo ende nuk ka një konfirmim zyrtar.Aksidenti i rëndë ka ndodhur mes një autobusi dhe veturës me targa të huaja të mërgimtarëve që mbetën të vdekur.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se trupat e viktimave janë dërguar për obduksion.

“Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar katër persona, dy prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë”,ka thënë mes tjerash ajo.

Pellini