LAJMI I FUNDIT: Serbët ‘shpallin’ Zajednicën: Mirë se erdhët në Asociacionin e Komunave Serbe

Në veri të Mitrovicës persona të pa identifikuar kanë ngjitur billborde me mbishkrimin “Mirë se erdhët në Asociacionin e Komunave Serbe”, njofton Mitropol.
Këto billborde duket të jenë lajmëtare se serbët e veriut po përgatiten për shpalljen e njëanshme të Asociacionit të Komunave Serbe të njohur si “Zajednica”.
Ky veprim vie pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet në letërnjoftime dhe kalimin e targave serbe në RKS./Mitropol/









