Pellini
02KOSOVËLAJME

Hamza pas tensioneve në veri: Sot situata është stabile, sirenat janë ndalur

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza ka thënë se situata në Mitrovicë është e qetë pas tensioneve që janë shkaktuar të dielën pas vendimit për reciprocitetin për targa dhe dokumentet e identifikimit.

Hamza ka thënë se është në komunikim me institucione përgjegjëse dhe se po presin për të parë se si cilat do të jenë zhvillimet e reja.

Tripika

“Situata është stabile me zhvillimet që ka ndodhë pramë, pritet tash me pa si po zhvillohet ngjarja. Kemi komunikim me institucionet përgjegjëse që janë, për informata më shumë përgjigjen institucionet përgjegjëse. Sirenat janë ndalë mbrëmë.”, ka thënë ai.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se katër qytetarë janë lënduar dhe maltretuar nga persona të dyshuar për bllokimin e rrugëve në veri të vendit pas vendimit për reciprocitetin për targa dhe dokumente të identifikimit me Serbinë.

Sipas policisë, pikat kufitare në Jarinje dhe Bënjak vazhdojnë të jenë të mbyllura teksa vendimi ka filluar të zbatohet.

Deri më tani janë raportuar katër raste ku qytetarët shqiptarë të cilët kanë qarkulluar në atë pjesë janë ndaluar dhe maltretuar, duke iu shkaktuar lëndime dhe shkaktim të dëmeve materiale në automjetet e tyre, nga ana e personave të dyshuar të cilët dyshohet se janë pjesë e organizimeve të bllokimit të rrugëve.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Premium Store