Pellini
02LAJME

Shpërthen gypi kryesorë, banorët mitrovicas mbesin pa ujë, ujësjellësi nuk shkon ta rregullojë gypin

Banorët e disa banesave afër Mega Market Florenti, që gjindet në lagjen “Mbretresha Teuta”, tash e 4 orë kanë mbetur pa ujë të pijes, raporton Mitropol.

Sipas banorëve gypi kryesorë i ujit ka shpërthyer tash e disa ditë dhe gjatë gjithë kohës ka rrjedhje në rrugën kryesore.

Weelnes

Ata theksojnë se e kanë njoftuar ujësjellësin që nga dita e shtune për këto probleme mirëpo që këta të fundit nuk kanë dalur në teren për ta sanuar prishjen.

Tutje ata shtojnë se që nga prishja, shtypja e ujit është shumë e vogël teksa sot është ndalur uji tërësisht. /Mitropol/

Active 1