Premium Store
02LAJME

FOTO EKSKLUZIVE: Largohen plotësisht barikadat në Rudarë

Barrikadat e vendosura dje pranë kryqit në Rudar janë hequr thuajse tërësisht, përveç një kamioni i cili siç mësuam në vendngjarje, për shkak të një avarie është ende aty në rrugë tërthore, transmeton Mitropol.

Në mesin e të paktën tetë kamionëve që u larguan nga vendi i barrikadës, një nga ta ishte me shenja të OSBE-së dhe një me shenja të KFOR-it.

London

Aktualisht në vendngjarje ka një numër të madh gazetarësh, ndërsa qytetarët e grumbulluar ditën e djeshme pothuajse janë zhdukur.

Numri i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës është jashtëzakonisht i vogël.

Menjëherë pas heqjes së barrikadave, gazetarët e portalit KoSSev takuan në Rudar nënkryetarin e Listës Serbe dhe deputetin e Kuvendit të Kosovës, Igor Simiq, i cili nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve duke thënë se është “përgjegjës ndaj serbëve, njerëzve, jo ndaj nesh.”/Mitropol/

Active 1