Vushtrriasi i del në ndihmë motrës që kishte telashe me burrë, tenton ta sulmojë dhëndrin me ‘stupc’

Mbrëmë pas mesnate në qytetin e Vushtrrisë një grua ka deklaruar në Polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, ku si pasojë kishte marrë lëndime trupore.
Si rrjedhojë e kësaj, ajo kishte njoftuar vëllain i cili kishte shkuar që t’i dalë në ndihmë motrës dhe e zuri sherri me dhëndrin e tij.
Sinjali mëson se me të arritur në shtëpinë e motrës së tij, vushtrriasi i është vërsulur dhëndrit të tij që ta sulmojë me një shkop druri, por të keqen e kishte parandaluar një familjar që kishte ndërhyrë dhe i kishte ndarë.
Njësitet policore kanë shoqëruar të dyshuarit në stacion për intervistim, ku me urdhër të prokurorit ndaj tyre është iniciuar rasti për veprat ‘Sulm’ dhe ‘Dhunë në familje’.
Ndërsa gruaja që pësoi nga dhuna e bashkëshortit, ka shkuar të jetojë në shtëpinë e familjes së saj.








