Premium Store
KOSOVËLAJME

Stoltenbergu-Vuçiqit: NATO-ja e gatshme për intervenim nëse rrezikohet siguria në Veri të Mitrovicës

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka paralajmëruar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se aleanca është e gatshme për intervenim nëse rrezikohet siguria në veri të Kosovës.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Stoltenbergu ka thënë se gjatë bisedës së zhvilluar me Vuçiqin, është shprehur se të gjitha palët duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog.

Weelnes

“Bisedova me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për tensionet në veri të Kosovës. Të gjitha palët duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe të zgjidhin dallimet përmes diplomacisë. NATO-ja qëndron e gatshme të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti, bazuar në mandatin e saj të Kombeve të Bashkuara”, ka shkruar Stoltenberg.

Ndërkaq, sipas njoftimit të Presidencës së Serbisë, në bisedë, Vuçiqi i ka thënë Stoltenbergut se Serbia “nuk ka shkelur Marrëveshjen e Brukselit apo Rezolutën 1244 dhe se nuk ka kërcënuar në asnjë mënyrë paqen, por se vazhdon të sillet me përgjegjësi e seriozitet në zgjidhjen e problemeve dhe çështjeve të hapura që lidhen me krahinën jugore serbe”.

Koha