
Dje Mitrovicën e tronditi lajmi për vdekjen e një fëmije 5 vjeçar në rrugën “Shaban Polluzha” në lagjen Iliridë (ish-Tavnik).
E.V siç bëjnë të ditur familjarët për “Mitropol” ishte i biri i B.V, me profesion elektricist.
Shoferi që po voziste veturën dhe e goditi aksidentalisht 5 vjeçarin është D.V, 21 vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur para shtëpisë, ku i dyshuari derisa po dilte me veturë nga dyert e oborrit e goditi pesëvjeçarin i cili s’ka mundur t’iu bëjë ballë plagëve.
Aktualisht trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore./Mitropol/








