Medi
02LAJME

Mblidhet Kuvendi i Mitrovicës, këto janë vendimet që u morën

Nën drejtimin e kryesueses, Vesa Broja dhe në prani të kryetarit të komunës, Bedri Hamza, nënkryetarit, Arian Tahiri, drejtorëve komunal dhe asamblistëve, sot është mbajtur seanca e 10-të e rregullt e Kuvendit të Komunës.

Fillimisht kryesuesja Broja propozoi rendin e ditës për miratim, me ç’ rast asamblistët e Kuvendit unanimisht aprovuan këtë rend dite.

London

Në vazhdim u miratuan këto pika; Propozim-vendim për ndarjen e titullit “Qytetar Nderi” për z. Halil Kastrati; Propozim-vendim për formimin e Komisionit për shqyrtimin e ankesave në procedurën e përzgjedhjes së anëtarëve në Bordet e Drejtorëve të NPL-ve; Rishqyrtimi i Vendimit Nr. 02-060/01-0057834/22-4 dt. 29.06.2022 për bartjen e pjesës së mbetur të të hyrave vetanake nga viti 2021 në buxhetin e vitit 2022, si dhe Raporti i Panelit përzgjedhës për zgjedhjen e anëtarëve të komiteteve konsultative.

Ndërkaq me propozim të kryetarit të komunës dhe me miratim të asamblistëve është shfuqizuar pika e rendit të ditës Plani për menaxhimin e mbeturinave 2022-2027.

Pellini