Dukato 2
KOSOVËLAJMESHNETA

Deklarohet Arben Vitia: Ditëve në vazhdim mund të organizojmë spitale fushore

Ministri i Shëndetësisë gjatë ditës së sotme ka mbajtur një konferencë për media ku ka dhënë informacione mbi luftimin e pandemisë covid-19, shkruan Mitropol.

Vitia ka dhënë informacione mbi hapat e ardhshëm që pritet të ndërmarrë SHKSUK në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë në mënyrë që ta ndalin hovin e variantit delta të virusit covid.

London

“Janë saktë 1 mijë e 269 pacientë tani në klinikat tona të COVID-19 dhe në spitalet tona. Është lajm i mirë që sot pas një kohe nga filloj ky eksplozion i virusit, sot ka pasur më shumë lëshime se sa pranime të pacientëve me COVID dhe kjo na gëzon pa masë. Ka disa ditë, një ose dy javë që janë duke u përgatitur të gjitha skenarët.”, tha Vitia

Tutje ministri shtoi se ata janë duke u përgaditur për secilin skenarë të mundshëm dhe ka gjasa që ditëve në vazhdim të organizohen spitale fushore në mënyrë që të bëhet e përballueshme situate me covid-19.

“Natyrisht SHSKUK është duke pritur një takim në MSH për diskutimin e këtyre skenarëve kur do të ndodhin, që të organizojmë edhe spitale ose të karakterit fushor ose të një grumbullim të qytetarëve. Me lajmet që i morëm sot nga SHSKUK, janë lajme që na gëzojnë dhe janë shpresëdhënëse se nuk do të ketë nevojë për një situatë të tilla”, ka shtuar ai.

Aquapark 2