Aurora Group
02KOSOVËLAJME

Flet burri nga Vushtrria që dogji 10 hektarë tokë për ta pjekur një fli

Një pjesë e një mali në Dumnicë të Epërme të Vushtrrisë është kapluar nga zjarri të enjten.

Kjo pasi Ruzhdi Azemi, shkoi të bënte grill derisa malit i hyri flaka.

Active 1

Zjarri që ndezi Azemi, doli nga kontrolli, e ky menjëherë i njoftoi policinë dhe zjarrfikësit të cilët për një kohë të shkurtër arritën ta shuajnë zjarrin.

“Shkuam me familje në fshatin tim që e dua shumë për piknik dhe ndezëm një zjarr, por aty nisi një erë dhe përfshiu ato pjesë”, thotë ai.

Ndonëse në raportin 24 orësh të policisë thuhej se janë djegur dhjetë hektar tokë, Azemi e mohoi duke thënë së janë djegur dy ose tre hektar të pronës së tij.

Koha