Dukato 2
LAJME

Operacion si në filma, policia “mbërthen” 2 shqiptarët me gjysmë kilogrami “pluhur”

Pasditen e djeshme policia italiane ka zhvilluar një operacion në autostradë dhe ka vënë në pranga 2 shqiptarë, konkretisht 25 dhe 34 vjeç.

“Operacione të këtij lloji zakonisht shihen vetëm në filma”, shkruajnë mediet italiane, raporton abcnews.al.

Dukato 1

Në dalje të autostradës në Melide, dy furgona mbërthyen një VW Golf gri në të cilin ushtruan kontroll.

KLIKO PËR TË PARË VIDEON E OPERACIONIT 

Sa hap e mbyll sytë agjentët zbritën dhe ndaluan dy personat në makinë, i kontrolluan, i prangosën dhe i shoqëruan, siç tregohet në videon e dërguar nga një dëshmitar.

Të arrestuarit nga rojet kufitare janë një 25-vjeçar dhe një 34-vjeçar, të dy shqiptarë dhe të dy banues në Shqipëri. Në bordin e mjetit, gjatë kontrolleve u gjetën mbi 500 gramë kokainë.

Hetimi, i kryer nga prokurorja publike Zaccaria Akbas, fokusohet në hipotezën e një vepre penale të rëndë të Ligjit Federal për Drogat Narkotike./Abcnews.al/

Koha