
Ka përfunduar gjesti shembull i berberit mitrovicas Riad Sinani i cili vendosi të punoi të dielën vetëm për humanizëm, për shërimin e 2 vjeçarit që po trajtohet në Turqi, njofton Ditori.
Sinani para pak minutash në rrjetin social ka publikuar shumën prej 1 mijë 769 eurove që ka arritur ti mbledh në këtë aksion.
Postimi i plotë:
Edhe zyrtarisht në Prezenc të Gjyshit (Babait të Dizare Syla Qarkaj ) dhe Tetës Ajete Syla është bër numrimi dhe Dorzimi i shumës të mbledhur për Joelin e Vogël
Shuma totale 1769.00 €
Falemderit Mitrovicë Falemderit Shqipe kudo qe jeni
❤️J❤️O❤️E❤️L❤️
❤️T❤️E❤️
❤️P❤️R❤️E❤️S❤️I❤️M❤️








