
Foto ilustrim
Një aksident zinxhiror trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Veternik të Prishtinës, njofton “Mitropol”.
Në këtë aksident janë përfshirë 5 vetura, në mesin e të cilave edhe një veturë e policisë e cila ndodhej në rast.
Burime të “Mitropol” brenda Policisë së Kosovës njoftojnë se një zyrtar policor është lënduar në aksdient.
Në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe ekipet emergjente, ndërsa ende nuk dihet numri i plotë i të lënduarëve./Mitropol/








