Medi
02LAJME

Garës për kreun e VV-së i futet edhe një aktivist, sfidon Armend Mujën e Doni Beshirin

Garës për kreun e VVsë në Mitrovicë i është shtuar edhe një kandidat tjetër.

Basri Brahimi do të jetë kundërkandidat i Armend Mujës dhe Ramdan Beshirit, shkruan Mitropol.

Premium Store

Këtë e ka bërë të ditur vetë Brahimi përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë:

SHPALLJA E KANDIDATURËS PËR KRYETAR QENDRE NË MITROVICË

Mitrovica ka marrëdhënien më fisnike dhe më të rëndësishme me historinë e ditëve tona, sfidave me të cilat po ballafaqohet qyteti sot, i duhet një jehonë sikur ajo e minatorëve dikur.

Ndër vite kemi kuptuar se: kur VETËVENDOSJE! është parimi, sovraniteti i shtetit mbrohet, kur VETËVENDOSJE! është fryma, shteti zhvillohet. VETËVENDOSJES në Mitrovicë duhet t’i kthehet ky parim që i ka munguar. Tash është koha!

Prandaj, qytetarë të Mitrovicës, aktivistë dhe përkrahës të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, duke parë rëndësinë e situatës aktuale, ju njoftoj se sapo kam dorëzuar kanditaturën time për Kryetar Qendre.

Uroj në garë të sinqertë dhe të pastër nga kundërkandidatët.

Zoti na ndihmoftë!

Active