Nesër zhvillohet ndeshja e parë çerekfinale e superkupës së Kosovë në basketboll, Trepça vs Rahoveci

Ditë më parë është tërhequr shorti për zhvillimin e superkupës së Kosovës në basketboll, shkruan Mitropol.
Si rrjedhojë edhe janë përcaktuar skuadrat rivale të njëra tjetrës. Klubi basketbollistik Trepça në kuadër të ndeshjeve çerekfinale do të ballafaqohet me Kb Rahovecin, ndeshja e parë e të cillës do të zhvillohet ditën e nesërme me fillim nga ora 16:00.
Kujtojmë që ndeshja e parë zhvillohet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, teksa ndeshja e dytë do të zhvillohet poashtu në Pallatin e Rinisë të premten me fillim nga ora 17:00. /Mitropol/








