Kancelari gjerman po përgatit një takim, Kurti e Vuçiq mund të shihen këtë vjeshtë në Berlin

Ambasada gjermane në Prishtinë ka bërë një përmbledhje të angazhimit të Gjermanisë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Në një përgjigje për Gazetën Express, gjermanët kanë konfirmuar se Kancelari Scholz do t’i ftojë Kryeministrin Kurti dhe Presidentin Vuçiq për takim në Berlin, me ndërmjetësim të tij.








