Active 2
KOSOVËLAJME

Mësohet kush është mërgimtari nga Amerika i arrestuar për vjedhjen në Viva Fresh, ndalohet për 48 orë

Sot u raportua për një rast të vjedhjes që ka ndodhur ën rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë, mëngjesin e së hënës, ku një person u kap në flagrancë pasi dyshohet se vodhi mall dhe tentoi të ikë. Të dyshuarin e ndaloi sigurimi, ndërkohë që Policia arriti ta arrestojë në vendin e ngjarjes.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Arben Markaj, 50-vjeçar, me mërgimtar, shtetas i Amerikës, i cili është dërguar në mbajtje.

Medi

Ai po dyshohet se kishte vjedhur disa produkte në një vlerë të caktuar dhe derisa ka qenë duke dalë nga marketi është kapur nga punëtorët e sigurimit, që më pas e njoftuan menjëherë Policinë.

Pasi i dyshuari është arrestuar, është shoqëruar në stacion policor, nën dyshimet për veprën penale “vjedhje” dhe ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh.

Active 1