
Përfaqësues special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar sot me krerët opozitarë në Kosovë.
Prezent në parti kanë qenë përfaqësuesit e tri paritve opozitare parlamentare.
Gazeta Express ka siguruar fotografi ekskluzive nga takimi që është mbajtur sot.
Lajçak, takim ka pasur edhe me kryeministrin e presidenten, duke thënë se ka pasur takime të mira me krerët institucionalë në Kosovë, mirëpo sipas tij, procesi do të vazhdojë për të shmangur çfarëdo tensioni më 1 shtator.
Diskutim shumë i gjatë dhe i detajuar me Kryeministrin dhe gjithashtu me zonjën presidente. Por procesi vazhdon, sigurisht që kemi edhe disa takime të tjera këtu dhe më pas do të vazhdojmë në Beograd. Por, mesazhi më i rëndësishëm është se ne jemi këtu së bashku me Gabriel Escobar, para së gjithash për të treguar se uniteti midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara është i plotë dhe nuk mund të jetë më i mirë. Ne po punojmë krah për krah kur është fjala për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Dhe së dyti që komuniteti ndërkombëtar është shumë i shqetësuar për atë që pamë në terren më 31 korrik, dhe presin që ne të gjithë së bashku, negociatorët, lidershipi i Kosovës dhe lidershipi i Serbisë të mos lejojmë që kjo të përsëritet më 31 gusht, dhe kjo është arsyeja pse ne jemi këtu”, tha ai.
Lajçak po qëndron për vizitë zyrtare sot në Kosovë, derisa dje, krerët opozitarë i takoi edhe i dërguari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Këto takime të dy liderëve me pushtetarë e opozitarë në Kosovë, vijnë në një kohë të tensionuar me Serbinë, pasi që më 1 shtator Kosova planifikon të vendos reciprocitet për çështjen e targave dhe dokumentacionit ndaj Serbisë.








