
FSK po vazhdon aktivitetin e saj për shpërndarjen e maskave për mbrojtje nga virusi covid-19, shkruan Mitropol.
Derisa ditë më parë FSK dhuroi maska për menaxhmentin e minierës së “Trepçës”, menaxhmentin e ujësjellësit rajonal “Mitrovica”, zyrtarët e Komunës së Mitrovicës, sot dhuroi maska për Këshillin e bashkësisë islame në Mitrovicë.
Nga KBI-Mitrovicë njoftojnë se FSK ka dhuruar një sasi të konsiderueshme të maskave për të cilat KBI falënderon FSK-në.
Njoftimi për dhurimin e këtyre maskave është bërë përmes një postimi në facebook në faqen e KBI- Mitrovicë.
Postimi i plotë:
FSK si çdoherë e gatshme të dal në ndihmë qytetarëve të Kosovës.
Sot FSK në kuadër të masave për mbrojtjen e shëndetit nga COVID 19, dhuroi KBI-së në MITROVICË sasi të konsiderueshme të maskave mbrojtëse, me këtë rast KBI MITROVICË falënderon FSK-në MITROVICË, për donacionin e dhuruar duke e lut Allahun e Madhërishëm që t’i ruaj ushtarët tanë nga çdo fatkeqësi kudo që janë duke shërbyer.
Krenar me USHTRINË E KOSOVËS








