Active 2
02KOSOVËLAJME

Dy kosovarë zihen duke kontrabanduar gjashtë sirianë në veri të Mitrovicës

Dy persona me shtetësi kosovare janë zënë duke kontrabanduar gjashtë persona, emigrantë nga Siria, njofton “Mitropol”.

”Policia ka ndaluar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, ku gjatë kontrollit në automjetin e tyre janë gjetur gjashtë persona-emigrantë nga shteti i Sirisë.”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Aurora Group

Sipas raportit, kontrabanduesit janë zënë dje në fshatin Kamen në Leshak rreth orës 12:40.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.”, thuhet më tej në raportin e Policisë së Kosovës./Mitropol/

Koha