Medi
KOSOVËLAJME

Presidentja Osmani është shtrirë për t’u operuar në spitalin Aloka natën, kabineti e mban të fshehtë

Nacionale ka mësuar përmes disa burimeve që Presidentja Vjosa Osmani ka pasur probleme në idhëz dhe duhet t’i nënshtrohet një operacioni, në anën tjetër, edhe përkundër insistimit të Nacionales askush nga Presidenca nuk ka dashur të flas.

Aktin sekret e tradhtojnë veturat e shumta të Presidencës në oborrin e Alokës.

Aurora Group

Presidentja e vendit Vjosa Osmani është shtrirë në spital, dhe kjo është konfirmuar nga gazetarët që kanë shkuar në spitalin e përmendur.

Bëhet fjalë për spitalin “Aloka”.

Presidentja Osmani me eskortën e saj ka shkuar në këtë spital për një problem shëndetësor. Burimet i kanë thënë gazetës se bëhet fjalë për një problem në idhëz, e për të cilin mund t’i jetë dashur operacioni.

“Problemi në idhëz mund t’i jetë shkaktuar nga dieta,” – i tha ai Nacionales. Veturat e Presidencës janë parë jashtë spitalit Aloka nga gazetarët.

Megjithatë, mungon konfirmimi zyrtar se presidentja është në spital. Gazeta ka kontaktuar me zëdhënësin e Presidencës, z. Bekim Kupina, por ai nuk është përgjigjur në mesazhet dhe thirrjet e gazetës.

Nuk dihet nëse për operacionin është kërkuar anestezion lokal apo total. Në rast se do t’i duhej ky i fundit, atëherë Osmani do të duhej t’i bartte kompetencat e saj te kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

LAJMI NË PËRDITËSIM…

Koha