Aurora Group
02KOSOVËLAJME

LAJMI I FUNDIT: Katër të rinj shqiptarë sulmohen rëndë në Veri, njërit i thyhet hunda

Katër të rinj shqiptarë janë sulmuar dje në shëtitoren në pjesën veriore të Mitrovicës nga të rinj të panjohur, njofton policia e Kosovës.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 16:40 pranë monumentit të Car Llazar dhe të rinjtë e sulmuar janë larguar menjëherë pas kësaj.

Medi

Për shkak të plagëve të marra, dy nga katër kërkuan ndihmë mjekësore në pjesën jugore të qytetit.

Policia thotë se njëri prej tyre ka pësuar frakturë në hundë, ndërsa tjetri ka pësuar lëndim në këmbë.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore, ndërsa rasti është regjistruar si “lëndime të rënda trupore”./Mitropol/

Koha