
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person shtetas të Kosovës në qytetin e Mitrovicës gjatë ditës së sotme, shkruan Mitropol.
Qytetari me inicialet Xh. B, i cili është 58 vjeçar është arrestuar në rrugën “Adem Voca” në qytetin e Mitrovicës.
Deri te arrestimi ka ardhur pasi qytetari me qëllim të shmangies së kundervajtjes së jashtligjshme është prezantuar me identitet të rrejshëm tek zyrtarët policorë, të cilët e kishin ndaluar të dyshuarin për kundërvajtje në trafik.
I dyshuari pas kryerjes së procedurave është liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi nga Policia e Kosovës:
Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale ‘Prezantim i rremë’
Mitrovicë, 04 shtator 2021
Në orët e paradites së sotme policia në Mitrovicën e Jugut, ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘Prezantim i rremë’.
Arrestimi i të dyshuarit Xh. B., 58 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë në rrugën ‘Adem Voca ‘ në Mitrovicë, në kohën kurë njësia policore ka ndaluar të dyshuarin për kundërvajtje në trafik, i dyshuari me qëllim të shmangies së kundërvajtjes është prezantuar rrejshëm.
Për veprimet e kundërligjshme të të dyshuarit është njoftuar prokurori i rastit, i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të iniciohet rast për veprën penale ‘Prezantim i rremë’.
Ndërsa pas procedurave të intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.








