Dukato 2
KOSOVËLAJME

REL: Ish-eprori serb i Policisë në veri i ndihmoi Radoiçiqit dhe Serbisë, u shpërblye me vilë afër Ujmanit

Radio Evropa e Lirë ka publikuar një hulumtim në të cilin ka publikuar detaje lidhur me afërsinë e ish-policëve serbë me Milan Radoiçiqin.

Ky i fundit bashkë me Zvonko Veseloniqin u futën në listën e zezë të Britanisë së Madhe.

Aurora Group

Të dhënat, në të cilat ka pasur qasje Radio Evropa e Lirë, tregojnë se Gjuriqi është një ish-operativ, detyra e të cilit ka qenë që t’i përcjellë raportet nga Policia e Kosovës në MPB-në e Serbisë.

Nenad Gjuriq i ka ofruar publikisht përkrahje Milan Radoiçiqit në aktivitete të ndryshme që janë organizuar, ndërsa ajo që nuk është ditur deri më tash, është se nga Radoiçiqi – nënkryetar i Listës Serbe – ai ka marrë dhuratë një vilë në Liqenin e Ujmanit (Gazivodës), thuhet në të dhënat e një institucioni të sigurisë së Kosovës, në të cilat REL-i ka pasur qasje.

Ky liqen afër Zubin Potokut ndodhet në territorin e Kosovës dhe atë të Serbisë, kurse vila e Gjuriqit ndodhet në anën serbe.

Radoiçiq kërkohet në Kosovë për frikësimin e dëshmitarëve në rastin e Brezovicës, i cili ka të bëjë me ndërtimet ilegale, ndërkohë që lidhet edhe me vrasjen ende të pazbardhur të politikanit të opozitës serbe në Kosovë, Oliver Ivanoviq, në janar të vitit 2018.

Aleksandar Filipoviq, i cili deri vonë ka shërbyer si shef i operacioneve të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, ka qenë pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, ndërsa është bërë pjesë e Policisë së Kosovës pas Marrëveshjes së Brukselit.

Të dhënat në të cilat ka pasur qasje REL flasin se Filipoviq ka mbajtur kontakte me MPB-në e Serbisë përmes Slavisha Arsenijeviqit, zyrtar i lartë i MPB-së së Serbisë për Kosovën. Për takimet e tyre ekzistojnë edhe prova, gjegjësisht fotografi, ku shihen të dy ata.

REL-i ka kontaktuar Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë lidhur me këtë informacion, por, deri në publikimin e tekstit, nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Weelnes