Premium Store
KOSOVËLAJMESPORT

Ekskluzive: Driton Kuka nesër pritet të dekorohet me titullin “Honoris Causa” nga Universiteti i Prishtinës |DOKUMENT|

Trajneri i kampionëve olimpik të xhudos, Driton Kuka, nesër pritet të dekorohet me një titull mjaftë të rëndësishëm nga ana e Universitetit të Prishtinës, shkruan Mitropol.

Senatorët e UP-së nesër pritet të votojnë për t’i dhënë apo jo titullin “DR. HONORIS CAUSA”, trajnerit historik të xhudos kosovare, Driton Kuka, i cili bashkë me “studentët” e tij i sollën Kosovës një numër të madh të medaljeve të arta, përfshirë atyre të kampionateve evropiane, botërore, dhe të lojrave olimpike.

Premium Store

Titulli “DR.HONORIS CAUSA”, është një titull nderi që mvete bart një peshë të madhe akademike e historike.

Mbledhja e Senatit të UP-së pritet të mbahet me datë 06.09.2021 me fillim nga ora 14:00. /Mitropol/

Pellini